Emre Mor pritet të largohet nga Borussia Dortmund.
Hapësirat jo të mëdha kanë bërë që reprezentuesi turk të kërkojë një skuadër që i garanton minutazhë më të madhe.
20-vjeçari pritet të huazohet nga verdhezinjtë për një stinor që të ketë hapësira më të mëdha.
Wolfsburg dhe Hannover 96 janë dy skuadrat në Gjermani që kërkojnë shërbimet e talentit shtatshkurtër.
Ndërkohë Celta Vigo e dëshiron në La Liga dhe Fenerbahce në Superligën e Turqisë.
Huazimi i tij pritet të bëhet gjatë fillimit të javës së ardhshme, ndërsa favorit mbetet Wolfsburg. /Telegrafi/