Borussia Dortmund ka mbetur pa yllin e saj kryesor Ousmane Dembele.
Sulmuesi francez iu bashkua Barcelonës duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i klubit katalunas për 150 milionë euro.
Por Borussia Dortmund nuk po qëndron duarkryq dhe ka gjetur zëvendësuesin e Dembeles.
Dortmund ka bërë ofertë zyrtare prej 15 milionë euro në drejtim të Lyonit për sulmuesin anësor, Maxwel Cornet.
20-vjeçari ka shkëlqyer vitin e kaluar me ekipin francez duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar tre asistime.
Cornet shihet si zëvendësuesi adekuat për Dembelen, pasi luan në pozitën e sulmuesit anësorë.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Roma dhe Newcastle United. /Telegrafi/