Borussia Dortmund po mbështetet në idenë që klubi anglez, Manchester United, të bëjë një ofertë të re për sulmuesin anësor, Jadon Sancho.
Sipas gazetës gjermane BILD, Dortmund shpreson të marrë një ofertë të re për Sanchon nga Djajtë e Kuq.
Dortmund shpreson të shesë Sanchon, i cili ka përjetuar një rënie në formës kohëve të fundit, në mënyrë që të investojë në ekip.
Me paratë e shitjes së anglezit, drejtuesit e Dortmundit do të vendosnin të paguanin për objektivin e tyre të verës, Donyell Malen nga PSV Eindhoven.
Gjiganti i Bundesligës duket i gatshëm për të ulur poshtë kërkesën e tyre fillestare prej 108 milionë funtesh të klauzolës së tij.
Unitedi ka qenë ndër admiruesit më të mëdhenj të yllit të Anglisë dhe kështu Dortmundi shpreson të marrë një ofertë tjetër së shpejti dhe ta pranojë atë.
Ofertat rreth 80 milionë euro pritet të jenë të pranueshme nga klubi gjerman. /Telegrafi/