Dele Alli i ka ditët e numëruara te Tottenham Hotspur, pasi do të largohet nga skuadra londineze.
Mesfushori anglez në dy vitet e fundit ka rënie në formën e tij dhe natyrshëm ka rënë edhe çmimi i lojtarit në tregun e transferimeve.
Trajneri i Spurs, Antonio Conte nuk e ka në plane yllin anglez dhe i ka bërë të ditur se duhet ta gjej një skuadër gjatë janarit.
Newcastle United, Everton, Southampton dhe Brighton kanë shprehur dëshirë për transferimin e Alli, por së fundmi garës i është shtuar edhe Borussia Dortmund.
Verdhezinjtë po shihen si skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e Alli, pasi luajnë edhe në garat evropiane dhe anglezi për këtë i favorizon.
Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se Dortmund dhe Spurs janë në bisedime duke tentuar të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Alli në Signal Iduna Park.
Ekziston mundësia që Alli të huazohet te Dortmund për gjashtë muaj, me skuadrën gjermane që do ta ketë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm dy gola e ka bërë një asistim. /Telegrafi/