Borussia Dortmundi ka kaluar në çerekfinale të Ligë së Kampionëve, pasi eliminoi PSV Eindhovenin me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Pas vetëm tre minutash lojë, verdhezinjtë kaluan në epërsi me golin e Jadon Sanchos, që u asistua nga Julian Brandt.
Brandt dhe Donyell Malen lëshuan raste të mira për gol, duke mos arritur të shënonin nga afërsia në minutën e 16-të dhe 17-të.
🚨🇪🇺 GOAL | Dortmund 1-0 PSV | Sancho
SANCHO HAS GIVEN DORTMUND THE LEAD !!!!!!!!!!!!https://t.co/WFumIMwxxJ
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 13, 2024
Malen për më shumë vazhdoi të lëshonte raste të sigurta për gol, duke humbur tri raste të arta.
Në 45 minutat e dytë, PSV filloi të merrte nën kontroll lojën, duke rrezikuar me anë të Hirving Lozano dhe Jordan Teze, mirëpo Gregor Kobel ishte në vend.
77' Treffer zählt nicht. Abseits. 😫#BVBPSV 1:0 (2:1)
— Borussia Dortmund (@BVB) March 13, 2024
Niclas Fullkrug (77’) mendoi se kishte shënuar golin e dytë për Dortmundin, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.
Por, Marcus Reus e vulosi kalimin tutje të skuadrës gjermane, kur shënoi për 2-0 në minutën e 90+5-të.
🚨🇪🇺 GOAL | Dortmund 2-0 PSV | Marco Reus
MARCO REUS DOUBLES THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!https://t.co/N6vAbKQuwK
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 13, 2024
Skuadra gjermane arriti ta mbante këtë epërsi minimale nga ndeshja e dytë, për të kaluar në çerekfinale, ndërsa të premten do të mësojnë emrin e kundërshtarit. /Telegrafi/