Marco Reus pas tri minutave lojë e gjeti golin për të kaluar në epërsi Dortmundin për 1-0.
Kuba nga pika e bardhë e dyfishoi epërsinë në minutën e nëntë për Dortmundin, por kjo nuk i la prapa vendasit, të cilët vazhdimisht sulmuan.
Dramatike ishte pjesa e dytë. Reinartz shënoi dy herë brenda katër minutave (58’ dhe 62’) për 2-2.
Por, vetëm një minut pas barazimit ishte Leëandoëski ai që i ka shuar shpresat e vendasve për 3-2 dhe fitoren e madhe të mysafirëve.
Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, 14 pikë më pak se sa lideri Bayern Munich. /Telegrafi/