Telegrafi

Dortmundi fiton me lehtësi ndaj Bochumit dhe vazhdon ndjekjen e Bayernit

Borussia Dormundi ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Bochumit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga.

“Milionërët” kanë vazhduar formën e mirë në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe tri gola.

Serinë e golave për Dortmundin e hapi Youssoufa Moukoko (8’) duke shënuar për 1-0, ndërsa Giovanni Reyna (12’) dërgoi epërsinë në 2-0.

Në fund të pjesës së parë apo më saktë në minutat shtesë ishte Moukoko përsëri që gjeti rrjetën duke dërguar ekipin e tij në pushim me epërsi 3-0.

Në pjesën e dytë, vendasit e menaxhuan topin dhe provonin me anë të kundërsulmeve, ndërsa mysafirët patën diçka më shumë nga rastet.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura në këtë pjesë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të Dortmundit.

Pas kësaj fitore, Dortmundi e sheh veten në pozitën e tretë me 25 pikë, ndërsa Bochumi zë vendin e 17-të me shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, verdhezinjtë udhëtojnë te Ëolfsburgu, ndëra Bochumi e pret Borussia Monchengladbachun. /Telegrafi/