Borussia Dortmundi është mysafir i Hannover 96 në Heinz von Heiden-Arena, ku zhvillohet ndeshja e raundit të dytë të DFB Pokal.
Duke qenë se skuadra nikoqire bën gara në Bundesliga 2, BVB konsiderohet favorit për të vazhduar në 1/8 e finales në Kupën e Gjermanisë.
Trajnerët Stefan Leitl dhe Edin Terzic i kanë zgjedhur lojtarët që do të angazhohen nga fillimi i këtij takimi.
Formacioni startues i Hannoverit: Weinkauf, Arrey-Mbi, Neumann, Kunze, Besuschkow, Weydandt, Beier, Nielsen, Dehm, Muroya, Borner.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Meunier, Schlotterbeck, Süle, Guerreiro; Emre Can, Ozcan; Malen, Brandt, Hazard; Moukoko.
/Telegrafi/