Telegrafi

Dortmundi është gati ta shesë Sanchon këtë verë me çmim thuajse të përgjysmuar

Borussia Dortmundi thuhet se po bënë gati planet për shitjen e sulmuesit Jadon Sancho këtë afat kalimtar të verës.

Sancho ka qenë njëri nga emrat më të lakuar këtë vit për një transferim larg nga Dortmundit.

Klubet angleze kanë qenë ndër më të interesuarat për Sanchon, në veçanti Manchester Unitedi.

Lexo po ashtu Pas shkëlqimit të Fernandes – United tenton tani transferimin e Sanchos dhe Havertzit

Dortmundi ka hezituar fillimisht ta shesë yllin e tyre, por tani është gati të pranojë oferta dhe atë shumë më të ulëta sesa që është raportuar.

Sipas mediumit The Independent, Dortmund ndjen se koha më e mirë për të shitur Sanchon mund të jetë këtë verë.

Klubi nga Bundesliga beson se tregu i transferimeve mund të zhvlerësohet në sezonet në vazhdim dhe duan ta shesin anglezin me një vlerë të lartë.

Lexo po ashtu Dortmundi e shikon Rashicën si pasues të Sanchos, është gati ta paguajë klauzolën e yllit të Kosovës

Prandaj Unitedi mund të fillojë ofertat për të rreth 55 milionë funte, ku me bonuse vlera maksimale do të shkonte tek 80 milionëshi.

Gjermanët gjithashtu thuhet se kanë etiketuar yllin e Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, si pasuesin e Sanchos nëse largohet. /Telegrafi/