Borussia Dortmundi thuhet se po bënë gati planet për shitjen e sulmuesit Jadon Sancho këtë afat kalimtar të verës.
Sancho ka qenë njëri nga emrat më të lakuar këtë vit për një transferim larg nga Dortmundit.
Klubet angleze kanë qenë ndër më të interesuarat për Sanchon, në veçanti Manchester Unitedi.
Dortmundi ka hezituar fillimisht ta shesë yllin e tyre, por tani është gati të pranojë oferta dhe atë shumë më të ulëta sesa që është raportuar.
Sipas mediumit The Independent, Dortmund ndjen se koha më e mirë për të shitur Sanchon mund të jetë këtë verë.
Borussia Dortmund are ready to sell Jadon Sancho this summer, reports the Independent. 💰
The club believes that the transfer market could deflate in the coming years, meaning Sancho could be at his peak value right now. 🤷♂️ pic.twitter.com/c8enhrcL1P
— GOAL (@goal) July 24, 2020
Klubi nga Bundesliga beson se tregu i transferimeve mund të zhvlerësohet në sezonet në vazhdim dhe duan ta shesin anglezin me një vlerë të lartë.
Prandaj Unitedi mund të fillojë ofertat për të rreth 55 milionë funte, ku me bonuse vlera maksimale do të shkonte tek 80 milionëshi.
Gjermanët gjithashtu thuhet se kanë etiketuar yllin e Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, si pasuesin e Sanchos nëse largohet. /Telegrafi/