Telegrafi

Dortmundi eliminon Bochumin dhe vazhdon në çerekfinale të DFB Pokal

(Foto: Getty Images)

Borussia Dortmundi ka regjistruar fitore përballë Bochumit (2-1) në Vonovia Ruhrstadion për të siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të DFB Pokal.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (45’+1) menjë gol sensacional të Emre Can, i cili vërejti daljen e portierit dhe shënoi nga 50 metra.

Në fraksioni e dytë u akordua penallti në favor të ekipit vendas, të cilën e konvertoi në gol Kevin Stoger (64’).

(Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

Epërsinë e mysafirëve e riktheu Marco Reus (70’) falë një asistimi nga Jude Bellingham.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati gola të tjerë dhe Borussia Dortmundi vazhdoi në çerekfinale të DFB Pokal për t’iu bashkuar shtatë skuadrave tjera të kualifikuara.

Union Berlin, Eintracht Frankfurt, Freiburg, RB Leipzig, Bayern Munich, Nurnberg, Stuttgart dhe Borussia Dortmund, do ta mësojnë me kë do të përballen në çerekfinale me 19 shkurt kur edhe tërhiqet shorti për fazën tjetër të DFB Pokal. /Telegrafi/