Telegrafi

Dortmundi e shikon Rashicën si pasues të Sanchos, është gati ta paguajë klauzolën e yllit të Kosovës

Ylli i Kosovës, Milot Rashica mund të përfundojë në verë te Borussia Dortmundi si pasues i anglezi Jadon Sancho, i cili pritet të largohet.

Sancho ka shkëlqyer në dy vitet e tij te Dortmundi duke dhuruar super-paraqitje me gola dhe asistime, dhe ka përfunduar në radarin e gjigantëve evropianë.

Mediat angleze raportojnë se Sancho ka pranuar të përfundojë një transferim te Manchester Unitedi kur të hapet afati kalimtar i transferimeve të verës.

Lexo po ashtu Unitedi do të paguajë shifrën e çmendur për të nënshkruar Sanchon nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Megjithatë, Dortmundi thuhet se nuk ka qëndruar duarkryq dhe tashmë ka gjetur pasuesin e Sanchos.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Dortmund është rreshtuar për transferimin e sulmuesit vushtrrias të Werder Bremenit, Milot Rashica, si një zëvendësim të mundshëm për anglezin.

Sancho dhe Rashica në duel gjatë një ndeshje në Bundesliga

Në rast se Dortmundi has në vështirësi për të transferuar sulmuesin e Kosovës atëherë klubi i madh gjerman do të aktivizojë klauzolën e tij të largimit.

Klauzola e largimit të Rashicës me Werderin thuhet se është 38 milionë euro, ndërsa nuk ka munguar as interesimi nga klube tjera të njohura. /Telegrafi/