Super talenti anglez Jadon Sancho duket se nuk do të ndryshojë skuadër.
Jadon Sancho nuk do të largohet nga Borussia Dortmund së paku jo këtë afat kalimtar veror.
Përkundër interesimit të madh të skuadrave angleze si Chelsea, Manchester City, Liverpool e Manchester United, Sancho do të mbetet tek verdhezinjtë.
Këtë e ka konfirmuar ish-kapiteni legjendar i klubit, Sebastian Kehl tani në pozita udhëheqëse te BVB.
“Sancho është shumë i lumtur të qëndrojë te Dortmund. Ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe ai është vërtetë i lumtur”, deklaroi Kehl.
“Të gjithë jemi të kënaqur që e kemi në skuadër, edhe ai është i lumtur që është me ne. Sancho do të qëndrojë në BVB së paku edhe për një sezon”, u shpreh ish-kapiteni i verdhezinjve.
Krejt në fund Kehl tha se kanë një skuadër të mirë dhe shpreson që të fitojnë tituj këtë vit. /Telegrafi/