Borussia Dortmundi është nikoqir i Benficas në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Ekipi gjerman pësoi me rezultat 1-0 si mysafir i skuadrës portugeze, ashtu që duhet ta përmbysë këtë rezultat para tifozëve të vet.
Është me rëndësi që BVB të mos pranojë gol, duke qenë se pastaj duhet të fitojë me dy gola epërsi.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Burki, Bartra, Dembele, Aubameyang, Pulisic, Sokratis, Piszczek, Castro, Schmelzer, Weigl, Durm.
Formacioni startues i Benficas: Ederson, Nelson Semedo, Luisao, Lindelof, Eliseu, Andre Almeida, Samaris, Pizzi, Cervi, Salvio, Mitroglou.
/Telegrafi/