Telegrafi

Dortmundi dëshiron të shesë Sanchon dhe të mbajë Haalandin

Dortmundi është duke menduar që në këtë verë të përfitojë shuma të majme nga shitja e lojtarëve.

Klubi gjerman është në dijeni se shumë klube evropiane janë vënë pas disa lojtarëve të tyre, mirëpo ata nuk do t’i shesin të gjithë.

Sipas asaj që raporton Bild Sport, Dortmundi nuk dëshiron të shesë Erling Haalandin në afatin kalimtar veror.

Por, e njëjta gjë nuk është edhe për Jadon Sanchon  që mund të shitet në këtë verë dhe Manchester United është skuadra favorite për nënshkrimin e tij.

Klubet si Chelsea, Real Madrid, Barcelona de Juventus, janë vënë pas Haalandit, mirëpo skuadra gjermane nuk është e gatshme për shitjen e tij.

Në anën tjetër, Sancho mund të rikthehet në Ligën Premier, pasi në të kaluarën kishte luajtur për Manchester Cityn. /Telegrafi/