Telegrafi

Dortmundi afër transferimit të Julian Brandt

Julian Brandt. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Borussia Dortmund është afër të bëjë një transferim të madh ende pa u hapur afati kalimtar veror.

Verdhezinjtë duket se e kanë fituar garën me Bayern Munichun për mesfushorin e talentuar Juliand Brandt.

Mediat gjermane kanë raportuar se tanimë Dortmundi i ka siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman.

Dortmund besohet se tanimë ka paguar klauzolën e lojtarit te Leverkuseni në vlerë prej 25 milionë euro.

23-vjeçari pritet të prezantohet te Borussia Dortmund me të përfunduar edicioni i sivjetmë në Bundesliga.

Julian Brandt (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Për Brandt interesim kanë shprehur skuadra të mëdha si Bayern Munich, Milan, Arsenal dhe Atletico Madrid.

Por duket se lojtari ka zgjedhur Dortmundin pasi i është siguruar se do të luaj rregullisht dhe do të ketë një vend të rëndësishëm në skuadër. /Telegrafi/