Telegrafi

Dortmund turpëron Unitedin e Mourinhos (Foto/Video)

Borussia Dortmund ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat të thellë 4:1 në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup.

Trajneri portugez, Jose Mourinho dhe skuadra e tij janë turpëruan nga skuadra gjermane dhe trajneri Thomas Tuchel.

Borussia Dortmund gjatë gjithë ndeshjes ishte më dominuese duke përfunduar pjesën e parë me rezultat 2:0.

Gonzalo Casto shënoi dy gola, kurse sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang e Ousmane Dembele shtuan nga një tjetër në fitoren e thellë të Borussia Dortmund ndaj Manchester United me rezultat 4:1.

Golin e vetëm për United e shënoi Henrik Mkhitaryan, gol që ishte i pari për të në po ndeshjen e parë kundër ish-skuadrës së tij. /Telegrafi/

Formacioni i United: Johnstone; Valencia, Bailly, Jones, Shaw; Blind, Herrara; Mata, Mkhitaryan, Lingard; Memphis.

Formacioni i Dortmund: Weidenfeller; Passlack, Sokratis, Bender, Schmelzer; Castro, Rode; Ramos, Kagawa, Dembélé; Aubameyang.