Site icon Telegrafi

Dortmund suspendon dhe gjobit Dembelen

Borussia Dortmund ka hedhur poshtë një ofertë të Barcelonës për Ousmane Dembele, ka njoftuar klubi i Bundesligës.

Menaxheri i Dortmundit, Peter Bosz, ka konfirmuar mungesën e sotme në stërvitje të francezit duke rritur spekulimet se po transferohet te Barcelona.

Por, kjo gjë është hedhur poshtë prej gjigantit gjerman duke thënë se nuk janë të interesuar ta shesin lojtarin dhe se oferta e katalonasve nuk i ka bindur për ta liruar lojtarin.

Megjithatë, Dortmund tashmë edhe e ka suspenduar deri javën e ardhshme dhe e ka gjobitur futbollistin për mungesën në stërvitjen e e klubit.

Dembele ka qenë i lidhur me një numër klubesh të tjera javëve të fundit, por katalonasit thuhet se janë më afër shërbimeve të 20-vjeçarit.

Sulmuesi anësor sezonin e kaluar shënoi 10 gola dhe bëri 21 asistime në të gjitha garat për Dortmundin. /Telegrafi/

Exit mobile version