Telegrafi

Dortmund sqaron gjithçka rreth ofertës së PSG-së për Aubameyang

Michael Zorc ka theksuar se Borussia Dortmund nuk ka marrë asnjë ofertë për sulmuesin e tyre, Pierre-Emerick Aubameyang.

Paris Saint-Germain janë të prirur për të forcuar sulmin e tyre përpara sezonin e ardhshëm pas humbjes së titullit të Ligue 1 në 2016-17, me Monacon që u tregua më e fortë dhe arriti të dal para skuadrës së Unai Emery.

Kjo dërgoi në thashethemet e fundit që Paris Saint-Germain janë të gatshëm të përforcojnë skuadrën e tyre dhe të shpenzojnë 70 milionë euro për reprezentuesin e Gabonit, me një ofertë që thuhet se është dërguar në drejtim të klubit gjerman.

psg

Megjithatë, Dortmund është i bindur se ata ende nuk kanë marrë asnjë ofertë për sulmuesin e tyre 27-vjeçar.

“Deri më tani, nuk kemi marrë asnjë ofertë nga asnjë klub në të gjithë botën”, ka thënë drejtori sportiv i klubi, Zorc për Ruhr Nachrichten.

Aubameyang ka një kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2020 dhe skuadra e Bundesligës është e prirur për të mbajtur yllit e tyre të sulmit. /Telegrafi/