Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore në Bundesliga, teksa ka marrë të tetën radhazi.
Verdhezinjtë kanë triumfuar në derbin e xhiros së 23-të në elitën e futbollit gjerman pasi ka mposhtur RB Leipzig me rezultat të ngushtë 2-1.
Vetëm pas 13 minutave lojë realizoi Julian Brandt, por goli i mesfushorit gjerman u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Në minutën e 21-të, Marco Reus fitoi penallti pasi u pengua në zonë nga portieri mysafir.
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) March 3, 2023
Kapiteni i verdhezinjve mori përgjegjësinë dhe realizoi nga pika e bardhë për 1-0.
Sulmet e Dortmund vazhduan dhe në minutën e 39-të ishte mesfushori Emre Can që realizoi për ta ngritur epërsinë në 2-0.
Dear Mr. Fan-in-the-purple-sweater,
yes. pic.twitter.com/gruHqUYcBi
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) March 3, 2023
Në pjesën e dytë verdhezinjtë u tërhoqën dhe fokusin e kishin në mbrojtje.
Megjithatë ishin mysafirët që në minutën e 74-të realizuan me Emil Forsberg për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Deri në fund gola më nuk pati dhe verdhezinjë ndalën tre pikët në shtëpi.
Yeaaaaaaaaaaahhhhhh Nicoooooo
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) March 3, 2023
Me këtë fitore Dortmund ngritët në pozitën e parë me 49 pikë, tre më shumë se Bayerni që ka një ndeshje më pak.
Ndeshjen e ardhshme Dortmund e zhvillon derbin në udhëtim te Schalke 04, derisa Leipzig pret para adhuruesve të vet Borussia Moenchegladbachin. /Telegrafi/