Borussia Dortmund thuhet se kanë ringjallur interesin e tyre për sulmuesin e Napolit, Manolo Gabbiadini, pasi çmimi i tij ka rënë.
Skuadra nga Bundesliga tashmë donte për të nënshkruar me Gabbiadinin gjatë verës, kur ofertat gjermane nga Dortmund dhe Wolfsburg me vlerë 25 milionë euro plus bonuset u refuzuan.
Sipas gazetës Corriere del Mezzogiorno, Borussia Dortmund ka bërë një qasje të re për qendërsulmuesin e Napolit, përcjell Telegrafi.
Ai tani është në treg pas dështimit prej disa herëve për të plotësuar vendin e lënë bosh nga i dëmtuari Arkadiusz Milik si një qendër-sulmues.
Çmimi i tij thuhet se ka rënë në 17 milionë euro, edhe pse ende mund të jetë një luftë e ofertave pasi sulmuesi preferohet edhe nga Valencia, Schalke 04, Stoke City dhe Southampton, që janë gjithashtu të interesuar. /Telegrafi/