Pierre Emerick Aubameyang pritet të largohet nga Borussia Dortmund të fund të stinorit.
Por verdhezinjtë nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur zëvendësimin për sulmuesin gabonez.
Është talenti i madh turk, Enes Unal që shihet si zëvendësimi adekuat për afrikanin.
Sipas medieve gjermane, Dortmund ka filluar bisedimet me Cityn për një transferim të Unal në Bundesliga.
20-vjeçari ka qenë i huazuar në Holandë tek Twente ku ka shkëlqyer me 17 gola të shënuar dhe katër asistime.
Dortmund është e gatshme të paguaj rreth 20 milionë euro për transferimin e turkut në elitën e futbollit gjerman.
Kujtojmë që Unal ka një kontratë valide me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/