Telegrafi

Dortmund e sheh Fatin si zëvendësuesin e Sanchos, por problemi qëndron te Barcelona

Ansu Fati. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Bongarts/Getty Images)

Borussia Dortmund duket se do të mbetet pa yllin e tyre kryesor Jadon Sancho.

Sulmuesi anglez është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha dhe pritet largimi i tij nga verdhezinjtë për shumën e 130 milionë eurove.

Gjiganti gjerman është duke kërkuar menjëherë për një zëvendësues të anglezit dhe atë duket se e ka gjetur te Barcelona.

Dortmund ka pyetur Barcelonën për talentin e madh Ansu Fati, pasi e shohin si zëvendësuesin perfekt të Sanchos në Signal Iduna Park.

Megjithatë te Barcelona ende nuk janë të sigurt nëse do ta shesin përfundimisht Fatin.

Katalunasit i kanë bërë të qartë Dortmundit se për momentin vetëm mund ta huazojnë Fatin, pa i dhënë të drejtën e blerjes klubit gjerman.

Megjithatë strategjia e Dortmund është të marrë lojtarë të rinj t’i fusë nën kontratë dhe pas disa viteve t’i shes me çmim shumë më të madh.

Mosgatishmëria e Barcelonës për t’i lënë klauzolë blerëse Dortmundit sipas medieve gjermane ka zbehur interesimin e klubit për të nënshkruar me Fatin.

Gjithsesi në rast se Barcelona vendos shitjen e lojtarit, atëherë Dortmund është gati të shpenzojë deri në 35 milionë euro për të. /Telegrafi/