Telegrafi

Dortmund dëshiron Schurrlen si zëvendësues të Mkhitaryanit

Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs pretendon se Borussia Dortmund janë të interesuar në nënshkrimin e sulmuesit Andre Schurrle, por është i bindur se klubi nuk kanë nevojë për të shitur lojtarë.

Mendohet se Dortmund janë të prirur për forcimin sulmin e tyre me Henrikh Mkhitaryan, i cili ka nënshkruar një lëvizje të tij te Manchester United dhe thuhet se kanë rezervuar Schurrlen si një zëvendësim i mundshëm i armenit.

Reprezentuesi gjerman ka punuar më parë me trajnerin Dortmundit, Thomas Tuchel në Mainz dhe një bashkim mund të jetë në horizont para sezonit 2016-17.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Është e qartë se interesi i Dortmundit në Schurrle ka të bëjë me të kaluarën e tij me Tuchel”, ka deklaruar Allofs për WAZ.

“Ne duam që të mbajmë Andrean dhe të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve sërish me të”, përfundoi drejtori sportiv i Wolfsburgut. /Telegrafi/