Këtë të shtunë luhet ndeshja më e zjarrtë në Bundesliga, ajo mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.
Më në fund erdhi koha për të parë magjinë e klasikes gjermane, takimi i paparashikueshëm i dy skuadrave më të mira në Gjermani.
Forma e tyre në javët e fundit ka qenë shumë e mirë dhe është vështirë të parashikohet fituesi në këtë takim, por më poshtë keni formacionin e kombinuar , transmeton Telegrafi.
Formacioni është përpiluar nga 90min.com dhe është i modulit 4-3-3 dhe Bayerni ka gjashtë lojtarë, kurse BVB pesë:
1.Roman Burki
Manuel Neuer nuk ka pasur një fillim të sezonit ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë në vitet e fundit. Por, Roman Burki i Dortmundit, në anën tjetër, ishte fantastik dhe është një nga portierët në rritje jo vetëm në Bundesliga, por edhe në Evropë.
2.Philipp Lahm
3. Sokratis Papastathopoulos
4.Mats Hummels
5.David Alaba
6.Julian Weigl
7. Xabi Alonso
8.Thiago Alcantara
9.Ousmane Dembele
10.Pierre-Emerick Aubameyang
Ylli i BVB së bashku me sulmuesin e Kolnit, Anthony Modeste, ndajnë vendin e parë të top golashënuesve me 11 gola në këtë sezon, për dallim nga Robert Lewandowski që ka vetëm shtatë dhe kështu pozita e sulmuesit qendror në derbi i shkon me meritë Aubameyangit.
11.Franck Ribery