Telegrafi

Dornan rrëfen për skenat erotike në “Fifty Shades” (Video)

Jamie Dornan ka folur në lidhje me disa nga skenat e nxehta në “50 Shades of Grey”, por edhe në vazhdimin e radhës të filmit erotik.

Aktori 34-vjeçar shpjegoi se si ai i bëri ato skena intensive pak më shumë gazmore, transmeton Klan Kosova.

“Mundi im ishte që gjithmonë të përpiqesha ta bëja Dakota Johnson të qeshte, kështu që nganjëherë unë do të bëja gjëra të tilla si, kur është momenti, ju e dini, i orgazmës, unë të bëja si: “doo doo doo dah do”, ka treguar Jamie.

Lexo po ashtu “Fifty Shades Darker”, ndalon prindërit të shohin filmin

Ai gjithashtu foli edhe për filmin e ri “Fifty Shades Darker”, duke shtuar me një të qeshur se “aty ka ndoshta më shumë seks”.

Kujtojmë që pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila po tregohet e suksesshme edhe në aktrim.

Ajo njëherësh do të jetë edhe pjesë e vazhdimit të tretë të këtij filmi, ku portretizon motrën e protagonistit kryesor.