Telegrafi

Dormundi mendon rikthimin e Mkihtaryanit

MOSCOW, RUSSIA - SEPTEMBER 27: Henrikh Mkhitaryan of Manchester United celebrates after he scores his sides fourth goal during the UEFA Champions League group A match between CSKA Moskva and Manchester United at WEB Arena on September 27, 2017 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Borussia Dortmund janë duke mbajtur shënime të shumta për situatën e ish-lojtarit të tyre, Henrikh Mkhitaryan në Manchester United pasi duan ta rikthejnë atë.

Mesfushori armeni është zhdukur për dy ndeshjet e fundit te Unitedi dhe minutat e tij janë të pakët në këtë fillim sezoni.

Në shtatë paraqitjet e tij të fundit për Manchester United në të gjitha garat, Mkhitaryan ka dështuar të shënojë gol ose të regjistrojë ndonjë asistim.

Megjithatë, interesimet për të fituar shërbimet e yllit armen nuk mungojnë pasi dëshirohet në Bundesliga.

Mkhitaryan ishte i papërmbajtshëm te Dortmundi (Getty Images)

Sipas mediumit britanik BBC Sport, ish-klubi i Mkhitaryanit, Dortmund ka treguar se do të jenë të interesuar në ri-nënshkrimin e tij.

Djajtë e Kuq paguan te klubi i Bundesligës plot 26.3 milionë funte apo rreth 30 milionë euro për Mkhitaryanin në korrik të vitit 2016.

Por, asnjëra palë nuk janë të kënaqur nga kjo situatë dhe lojtari mund të largohet për një çmim afërsisht të njëjtë.

Dortmundi ka një histori të blerjes së lojtarëve të mëdhenj, dhe e bëri të njëjtën gjë me Shinji Kagawan nga Unitedi në vitin 2014. /Telegrafi/