Në një Intervistë të dhënë nga sportistja Dorina Mema, ajo ka ‘sulmuar’ Encën.
E pyetur se cili është personazhi që do të donte ta sillte në formë, Dorina ka thënë emrin e Encës.
“Do doja ta prisja me gërshërë. E kam halë në sy atë dhjamin e saj. E kam shumë të thjeshtë që ta dobësoj”, ishte përgjigjia e plotë e sportistes.
Por menjëherë pas kësaj, Enca ka reaguar, e cila përgjigjen ka preferuar ta japë në Snapchat. Ajo në mënyrë të tërthortë dhe ironike i është përgjigjur Dorinës:
“Më fal, nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër”.