Modelja shqiptare, Dorina Gegiçi dhe menaxheri i këngëtarit Butrint Imeri, Denis Avdiu kanë konfirmuar lidhjen e dashurisë.
Romanca e tyre u bë publike përmes një postimi që menaxheri dhe themeluesi i kompanisë muzikore “AVD Digital” ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.
Teksa publikoi një fotografi ku shihet në një dhomë gjumi përkrah modeles, Denisi i ka uruar ditëlindjen partneres së tij.
“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit bashkangjitur me një ‘emoji’ zemre.
I njëjti postim u shpërnda edhe nga modelja, e cila ka shkruar: ‘të dua’, sipër fotografisë.
Ndërkohë të shumta ishin edhe urimet nga ana e miqve të çiftit të cilët i uronin për marrëdhënien e re.
Ndryshe, kujtojmë që Dorina mbetet një prej modeleve më të kërkuara shqiptare dhe imazh i markave të ndryshme. /Telegrafi/