Site icon Telegrafi

Dorëzohet Telekom Maqedonia, bashkëpunon me PSP-në

Pas kritikave të shumëta për mosbashkëpunim me Prokurinë Speciale Publike (PSP) në lidhje me hetimet për aferën e përgjimeve në Maqedoni, më në fund është dorëzuar Telekomi i Maqedonisë.

Nga Telekomi thonë se ”Pohojme me përgjegjësi të madhe se në kohë janë ofruar të gjitha përgjigjet ndaj të gjitha kërkesave nga Prokuroia Speciale Publike dhe mbetemi të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me organet përgjegjëse”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky bashkëpunim duhet të ndihmojë hetimet e PSP-së në lidhje me përgjimet e paligjshme nga periudha 2008 e deri më tani./Telegrafi/

Exit mobile version