Telegrafi

Dorëzohet Ronaldo, rrezikon finalen e LK-së? ‘Pichichi’ i takon Suarezit

Zinedine Zidane ka zëvendësuar Cristiano Ronaldon me të përfunduar pjesë e parë ndaj Deportivos.

Portugezi shënoi dy gola në 45 minutat e parë duke e çuar numrin e golave në 35 këtë sezon të La Liga.

Por, edhe Luis Suarez ka shënuar njëkohësisht dy gola në pjesën e parë ndaj Granadas (39 këtë sezon), duke i bërë të ditur Ronaldos se nuk e ka ndërmend të ndalet deri në sekondën e fundit.

Me mos inkuadrimin në pjesën e dytë u zyrtarizua edhe fakti se Suarez do të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas këtë sezon.

Gjithsesi të shpresojmë se portugezi të mos ketë pësuar ndonjë lëndim pasi do të rrezikonte edhe finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/