Site icon Telegrafi

Dorëzohet projektligji për pastërtinë e zyrtarëve të lartë

Grupi i deputetëve nënshkrues për nismën legjislative: për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve, ka dorëzuar sot projektligjin për këtë nismë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputetit i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha.

“Në bazë të nenit 79 të Kushtetutës së Republikës, nenit 53 të rregullores së Kuvendit, të nenit 5, paragrafi 1, pika 2, dhe të nenit 8 të Ligjit nr 04/-L-025 për nismën legjislative. I procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim, Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve”, ka njoftuar ai në profilin e tij në Facebook.

Deputeti Zafir Berisha, i autorizuar i Grupit të deputetëve nënshkrues, do ta prezantoj dhe arsyetoj projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve në seancën plenare të Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet ky projektligj. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version