Telegrafi

Dorëzohet personi i cili theri për vdekje 27-vjeçaren në Gostivar

Personi 38-vjeçar B.G. dje është dorëzuar vetëvetiu në polici, pasi i shkaktoi vdekjen gruas S.R. (27), ngjarje e cila ndodhi dje në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Prokurorisë Themelore të Gostivarit, arsyeja për vdekjen e gruas, kufomë e gjetur në rrugën Ivo Lola Ribar të Gostivarit, ishte therur me thikë disa herë nga 38 vjeçari, i cili ka qenë në lidhje jashtë martesore me gruan.

Tani për tani nuk janë të njohura motivet për ngjarjen e përgjakshme. PTHP e Gostivarit ka informuar se ekspertizën veç më e ka rrumbullakësuar dhe është konstatuar se gruaja e vdekur në pesë muajt e fundit ka jetuar në Gostivar. Ajo është transferuar nga Shkupi, edhe atë për shkak të prishjes së marrëdhënieve me partnerin nga lidhja jashtë martesore. /Telegrafi/