Telegrafi

Dorëzohet para leopardit për pak kohë – por shihni se sa “trim” tregohet derri i egër kur dikush i vjen në ndihmë

Një derr i egër ka shfrytëzuar mundësinë e tij për t’u çliruar nga kthetrat e një leopardi kur një hienë u shfaq papritmas.

Bëhet fjalë për pamje të cilat tregojnë momentin kur derri i egër bllokohet pas një përleshje të shkurtër, në të cilën macja e madhe ishte në gjendje të mundte prenë e saj, përcjell Telegrafi.

Por kur dukej se derri i egër nuk kishte më shanse të shpëtonte, shfaqet një hienë, e cila e ndihmon atë.

Çfarë bie në sy është fakti se, përveçse shpëton, derri i egër merr zemër dhe lufton me leopardin – madje duke e hedhur në ajër.

Pamjet thuhet se janë marrë më 10 tetor në Sabi Sabi Private Game Reserve, Afrikë e Jugut. /Telegrafi/