Site icon Telegrafi

Dorëzohet në polici motra e Besar Nimanit

Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar sot (e hënë) se është dorëzuar në stacion motra e boksierit të vrarë kosovar, Besar Nimanit. 

Sipas njoftimit të Policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë në kërkim nga policia me urdhër arrest. 

“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”. 

 “Gruaja është motra e vëllait të ish-boksierit të vrarë, i cili gjithashtu u arrestua. E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor”.

Lexo po ashtu Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

“Përfshirja e saj e saktë në krim është ende nën hetim”, thuhej në njoftimin e policisë. 

Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit. 

Në fund policia njoftoi se katër personat e plagosur në këtë ngjarje janë  në gjendje të qëndrueshme./Telegrafi/

Exit mobile version