Site icon Telegrafi

Dorëzohet në Polici i mituri që theri një të ri në Skenderaj

Foto: Arkiv

Të mërkurën rreth orës 12:43 është raportuar rasti ‘‘vrasje në tentativë’ në Skenderaj.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar se një person i dyshuar ka sulmuar me armë të ftohet (thikë) një person tjetër, ku viktima L.H., 18 vjeçar ka marr ndihmën e parë në Shtëpinë  e Shëndetit në Skenderaj dhe është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Në bazë të të dhënave të para të siguruara, policia ka identifikuar identitetin e personit  të dyshuar, ku i dyshuari B.I, 17 vjeçar sot është dorëzuar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

Exit mobile version