Bëhet e ditur se i dyshuari që është vetëdorëzuar është L. Sadikaj dhe ai e ka pranuar se e ka shkrepur armën në drejtim të viktimës, transmeton indeksonline.
Dje policia e ka arrestuar një person tjetër, punëtor në kafeterinë në “Albi Mall” ku ishte kryer vrasja.
Roja Nazmi Ramadani u vra në mëngjesin e 30 marsit derisa tentoi të ndalonte grabitësit e arkës së një kafeterie në “Albi Mall”.
Policia sot gjithashtu njoftoi se ka gjetur edhe armën me të cilën dyshohet së është vrarë Nazmi Ramandani.