Telegrafi

Dorëzohet në Kuvend peticioni për Astrit Deharin (Foto)

Të martën në Kuvend është dorëzuar peticioni me mbi 7 mijë nënshkrime, ku kërkohet drejtësi për të ndjerin Astrit Deharin.

Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha tha se presin që pas 2 dhjetorit të mbahet seanca për Astritin.

“Ne dorëzuam kërkesën tonë bashkë me nënshkrimet për peticione. Kemi dorëzua 23 mijë e 774. Kemi mbledh edhe ma shumë por kemi verifikuar disa dhe këta i kemi dorëzuar. Nëse këta qytetarë kanë kërkua që të zgjedhurit e popullit të diskutojnë për këtë rast mendoj se do të duhet të ndodhte një debat parlamentar. Kërkesa tjera të këtyre nënshkrimeve janë dorëheqja e ministres Hoxha dhe ministrit Hyseni, po ashtu shkarkimi i personave përgjegjës të burgut dhe hetimi i pavarur ndërkombëtar”, u shpreh Luzha.