Telegrafi

Dorëzohet kosovari që dyshohet se kreu vrasje në Suedi

Edon Imziu, shtetas kosovar i dyshuar për një vrasje në Helsingborg të Suedisë, i është dorëzuar drejtësisë suedeze falë bashkëpunimit të FAST Suedisë dhe FAST Kosovës.

Imziu i lindur me 3 dhjetor të 1995, i kishte ikur drejtësisë suedeze duke ardhur në Kosovë, raporton Blic.

FAST Kosova është pjesë e ENFAST që nga tetori i vitit të kaluar dhe merret kryesisht me arrestimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht dhe që kërkohet bashkëpunimi ndërkombëtar.

Po ashtu lidhja e marrëveshjes së punës me EUROPOL, që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, do ta bëjë edhe më të afërt bashkëpunimin në mes shteteve evropiane.