Federata e Futbollit të Spanjës më në fund i është dorëzuar presionit të bërë nga ana e Kosovës se duhet të luajë si me çdo shtet tjetër.
Politikisht, spanjollët nuk e njohin Republikën tonë, mirëpo në rrafshin sport, kanë filluar ta bëjnë këtë gjë.
Sot (e mërkure) Furia e Kuqe do të jetë nikoqir i Dardanëve në takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror nga ora 20:45.
Ballafaqimi do të luhet në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë dhe kjo është një fitore e Kosovës në rrafshin e asaj se ne jemi shtet i pavarur.
Derisa mediat spanjolle kishin filluar të mos e quanin vendin tonë si shtet, dje (e marte), menaxheri i Përfaqësueses e detyroi gazetarin e AS që ta quajë Kosovën shtet dhe t’i drejtohet Bernard Challandes si selektor.
Federata e Spanjës paralajmëroi në faqen e tyre në Twitter ndeshje ndaj Kosovës, duke iu referuar si shtet dhe natyrisht se në stadium do të jetë flamuri ynë dhe do të intonohet himni. /Telegrafi/
🚨 ¡¡ÚLTIMO PARTIDO DE LA CONCENTRACIÓN!!
⚽ ESPAÑA – Kosovo
🏆 Fase de Clasificación para #Catar2022
🏟 La Cartuja de Sevilla
📍 Sevilla
🕘 20:45 (hora peninsular española)
📺 @La1_tve #SomosEspaña #SomosFederación pic.twitter.com/7xVJlcLUpl— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) March 31, 2021