Site icon Telegrafi

Dorëzohet Eurovisioni, pranon flamurin e Kosovës

Unioni i Transmetuesve Evropianë, EBU përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ka marr vendim për lejimin e flamujve të tjerë, Përkatësisht jo pjesëmarrës në këtë festival evropian të muzikës.

Javë më parë EBU kishte publikuar listën e flamujve që nuk kanë të drejtë të shfaqen në gjatë garës së Eurovisionit, e cila mbahet më 10 maj, ku në mesin e tyre ishte edhe ai i Kosovës.

PO ASHTU LEXONI: Skandaloze! Eurosongu e krahason Kosovën me ISIS-in! (Dokument)

Por, një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në shumë vende të Evropës dhe në Kosovë, e cila gjë ka detyruar organizatorin e festivalit që të heq dorë nga ndalimi i tyre.

EBU thotë se ky vendim është marr pas bisedimeve me delegacionet e shteteve pjesëmarrëse, që të lejojë flamujt kombëtarë, rajonal, lokal të pjesëmarrësve, por, kjo do të lejohet përderisa audienca respekton natyrën jo politike të Eurovisonit.

Exit mobile version