Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, avokati Tomë Gashi ka dorëzuar ankesën për largimin nga Kosova të aktivistit, Bojken Abazi.
Gashi, pasi dorëzoi ankesën e ka quajtur të jashtëligjshëm largimin e tij dhe po kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që ta ndryshojë menjëherë atë vendim.
Gashi e quan të pabazë dhe pret që Abazit t’i lejohet hyrja në Kosovë.