Site icon Telegrafi

Dorëzohet aktakuzë për vrasjen e Martin Janushevit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një banori të Shkupit të moshës 28 vjeçe, i cili sipas aktakuzës ngarkohet për veprën penale “vrasje”.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari më 3 nëntor të vitit 2017 me paramendim ka privuar nga jeta tanimë të ndjerin Martin Janushev.

“Mëngjesin e ditës kritike, duke shfrytëzuar fundjavën e lirë, ka lëshuar burgun e Shutkës, ku ishte në vuajtje të dënimit prej 20 muajve. Ai me paramendim që të kryej veprën në orët e pasdites diku rreth orës 18:00 ka mbërri para ndërtesës në të cilën ka jetuar Janushev. Pasi është takuar me viktimën para hyrjes së ndërtesës, ka shkrepur në drejtim të tij më shumë plumba”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se hetimin ndaj tani të akuzuarit e kanë hapur në tetor të vitit 2018, kur nga gjykata kërkoi për të akuzuarin masën e paraburgimit. Duke pas parasysh se tanimë i akuzuari është i pakapshëm për organet e rendit, në bazë të Ligjit për procedurë penale, prokurori publik kompetent deri tek ministria për punë të brendshme ka dorëzuar urdhër arrest ndërkombëtarë. Pas një viti, më 14.10.2019 personi në fjalë është privuar nga liria dhe filloi zbatimi i mesës së paraburgimit./Telegrafi/

Exit mobile version