Mediet rumune janë të fascinuar nga atmosfera e krijuar nga tifozët shqiptarë.
Ndeshja e orës 21:00, përball Kombëtares Shqiptare dhe Rumanisë, ka veshur kuqezi gjithë qytetin e Lyonit.
Kjo pasi, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, kur dihet se vetëm në këtë mënyrë mund të kalojnë grupin dhe të vazhdojnë rrugëtimin në EURO 2016.
Megjithatë, sipas medieve rumune kombëtarja e Shqipërisë veçse e ka fituar betejën e parë, pasi tifozët e zjarrtë kuqezi i kanë mbushur rrugët e Lyonit.
“Nëse ndaj Francës e Zvicrës fituam betejën e tifozëve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë ndaj Shqipërisë. Shqiptarët bëjnë spektakël në rrugët e Lionit”, shkruan media rumune “gsp.ro”.
Sipas këtij mediumi, në stadium pritet të jenë 30 mijë tifozë shqiptarë dhe 10 mijë tifozë rumunë. /Telegrafi/