Ai është një nga kreatorët më të mirë në vend.
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Mr.Rex ka publikuar brendin “Future is Female”, brend humanitar ky që në eventin e mbajtur ka mbledhur shumë femra të njohura të skenës dhe fytyra tjera publike.
Po ashtu, brendi në fjalë, ku janë shitur fustane, e më pas të materiale të grumbulluara janë dhënë për shoqatën “Vita /Jeta” që është kundër kancerit të gjirit, u komentua edhe nga ish presidentja, Atifete Jahjaga.
Ajo shprehet e befasuar nga ky organizim, duke theksuar se brendi e bën Kosovën një vend të së ardhmes si dhe i uroi Mr.Rexit suksese të shumta në karrierën e tij.
Tashmë që ky organizim ka mbaruar, parat e mbledhura janë dorëzuar në këtë shoqatë dhe do përdoren për kategorinë e caktuar.
“Future is Female” nuk është eventi i vetëm i dizajnerit, pasi një tjetër akt bamirësie nga ana e Mr.Rex do të mbahet vitin e ardhshëm. /Telegrafi/