Site icon Telegrafi

Dorëzohen edhe 82 kallëzime penale për krime lufte

Përfaqësues të Grupit të Shoqërisë Civile iu drejtuan sot Departamentit për krime Lufte në Prokurorinë Speciale për të dorëzuar 82 kallëzime penale kundër kriminelëve serbë.

Përfaqësuesit thanë se këto kallëzime janë të mbushura me dëshmi.

Gjithashtu thanë që shpresojnë që këto dëshmi do të merren parasysh e nuk do të mbesin në sirtar siç ka ndodh në kohën e UNMIK-ut dhe EULEX-ut.

Tutje, shoqëria civile tha se kriminelët serbë përveç që po shëtisin të lirë, ata edhe gëzojnë poste të ndryshme.

Exit mobile version