Site icon Telegrafi

Pafuqia për të rrugëtuar drejt INTERPOL-it

Tërheqja e kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL dëshmon pafuqinë e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike e ndërkombëtare, të cilët megjithatë thonë se tërheqja e kërkesës për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në rrethanat e tanishme ka qenë thuajse e pashmangshme, transmeton zeri.info.

Sipas tyre, deri te një vendim i tillë i Qeverisë erdhi si pasojë e vakuumit institucional parazgjedhor, ku spektri politik nuk arriti të merrej vesh për krijimin e institucioneve.

Ata madje thonë se shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mund t’i sjellë vendit pasoja të dukshme në aspektin ndërkombëtar (në procesin e liberalizimit, integrimit e deri te stopimi i njohjeve të reja).

Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj para pak ditësh bëri të ditur se Kosova nuk i kishte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Ndërkaq, ndryshe konsideroi ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili e mohoi kategorish një gjë të tillë. /Zëri/

Exit mobile version