Telegrafi

Dorëzat që të mundësojnë të bësh thirrje

Produkti i ri për dimër të lejon që të flasësh në dorëzën tuaj gjithashtu dhe të dëgjosh personin me të cilin bisedon duke mos pasur nevojë t’i heqësh ato dhe të kesh ftohtë.

Dorëzat Hi-Call kanë një mikrofon në gishtin e vogël dhe një dëgjues në gishtin e madh, duke mundësuar personin që ka në dorë dorëzat, të flas në telefon me gjestin e dorës “thirrëm”.

Pajisjet janë të përshtatshme për të gjithë telefonat që kanë Bluetooth dhe që kapaciteti i tyre teknologjik lejon kontrollimin e ekranit të ndjeshëm në prekje.

Produkti nga Hi-Fun do të del në shitje për meshkuj dhe femra në tetor për një çmim prej 49.99 dollar. /Telegrafi/