Site icon Telegrafi

Doresa Rugova: Një dasme, shërbimet e dekorimit që ofroi kompania ime i kushtuan 4.000 euro

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është diskutuar për dasmat dhe kostot që përcjellin organizimin e kësaj ngjarje të veçante në jetën e njeriut.

Menaxherja e Exquisite Events Kosova, Doresa Rugova, thotë se shqiptarët kohëve të fundit i japin rëndësi edhe ngjarjeve tjera si ditëlindje, fejesë por fokusi më i veçantë sipas saj është dasma.

“Dekori, kohëve të fundit është i pashmangshëm në një ceremoni dasme për arsye se rrjetet sociale po e bëjnë të vetën. Një çift kur del në rrjete sociale pretendon të del diçka e mirë dhe e bukur. Kjo ka kosto”.

Menaxherja e dekorimeve thotë se nëse dasma bëhet thjeshtë çiftet do të kenë probleme në pasqyrimin e dasmës së tyre.

“Për ata që duan të duken mirë duhet të shpenzojnë. Kostot fillojnë me një mijë euro. Nëse shkon më pak se kjo shumë atëherë dasma do të ketë më pak mysafirë”.

Në organizimet e saja Rugova thotë se dekorimet kanë shkuar deri në shumën 4.000 euro, duke përfshirë edhe dekorimin e veturës së çiftit.

Exit mobile version