Site icon Telegrafi

Dorëhiqet zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein ka dhënë dorëheqje, e cila do të hyjë në fuqi më 11 maj. Rosenstein e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 28 prill.

Rosenstein emëroi Këshilltarin Special, Robert Mueller për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2016 dhe lidhjet midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit, pasi prokurori i atëhershëm, Jeff Sessions, u tërhoq nga detyra.

Ishte pritur që Rosenstein të japë dorëheqjen në mars, por ai qëndroi në detyrë deri në përfundimin e hetimit të Muellerit dhe dorëzimin e raportit të tij përfundimtar i cili u bë publik në formë të redaktuar.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Rosenstein shkroi se ai “gjithmonë e ka vendosur Amerikën në rradhë të parë” si dhe ka ndihmuar stafin e Departamentit të Drejtësisë me njerëz “të përkushtuar ndaj vlerave që e bëjnë Amerikën të madhe”. /rel/

Exit mobile version